"Pharmactive" vepron me një ndjenjë përgjegjësie, në përputhje me pritshmëritë e punonjësve dhe klientëve tanë, si dhe me qëllimin e ndërmarrjes sonë. Me këtë ndjenjë përgjegjësie, është tejet e rëndësishme që "Pharmactive" të bëjë biznes me kujdes dhe saktësi maksimale.


Besueshmëria, kënaqësia e grupeve të interesit, respekti për shoqërinë dhe mjedisin, zhvillimi dhe novacioni janë vlerat tona thelbësore, zënë një vend të rëndësishëm në jetët tona dhe janë baza për përkushtimin tonë ndaj parimeve etike.


Parimet tona të etikës në biznes, të formësuara në bazë të vlerave tona thelbësore, shërbejnë si udhëzues për ta përcjellë besueshmërinë tonë me grupet e interesit në mënyrë të qëndrueshme në të ardhmen.

Të gjithë punonjësit tanë, në të gjitha shkallët e hierarkisë, kanë përgjegjësinë për t'i njohur parimet e etikës në biznes, për t'i përvetësuar dhe për të vepruar në përputhje me to.


Parimet tona të etikës në biznes janë rregullat që rregullojnë marrëdhëniet tona me punonjësit, klientët, grupet e interesit, furnitorët, konkurrentët dhe shoqërinë. Këto parime plotësojnë biznesin tonë dhe mbështesin objektivat dhe operacionet tona.