• Për t'i eliminuar që në fillim ndikimet negative të aktiviteteve tona te punonjësit tanë, ne kemi marrë masa proaktive nëpërmjet identifikimit të rreziqeve në punë dhe kryerjes së një analize të rreziqeve. 

  • Ne gjithashtu angazhohemi për qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, në linjë me objektivat tona.

  • Përpos kësaj, ne bëjmë çmos që punonjësit tanë të mos preken nga sëmundjet profesionale dhe u ofrojmë shërbime parandaluese shëndetësore dhe sigurie, duke përfshirë ndihmën e shpejtë dhe trajtimin e emergjencës. 

  • Në përputhje me legjislacionin kombëtar, ne përmbushim të gjitha kërkesat e përcaktuara nga aksionarët tanë dhe zbatojmë kërkesat përkatëse ligjore. 

  • Për më tepër, ne financojmë projekte dhe trajnime për sigurinë dhe shëndetin në punë me qëllim ndërgjegjësimin e punonjësve dhe nënkontraktorëve tanë.