E themeluar në vitin 2010, "Pharmactive" e njeh shumë mirë shprehjen "I lumtur është ai që ofron një kurë". Ekipi me përvojë i "Pharmactive" ofron barna të zhvilluara nëpërmjet një qasjeje novatore, të cilësisë së lartë dhe të orientuar drejt pacientëve, në fusha të ndryshme terapeutike për mjekët, farmacistët dhe pacientët. Falë një investimi me vlerë 200 milionë dollarë, ajo është një nga fabrikat e pakta lidere të prodhimit të barnave në Turqi dhe Evropë.

Fabrika me certifikim për GMP e "Pharmactive", e cila shtrihet në një zonë prej 108 000 metrash katrorë në Çerkezköy, krenohet me një kapacitet prodhimi prej 330 milionë kutish produktesh farmaceutike në formë të lëngët, gjysmë të ngurtë dhe të ngurtë.

Në vitin e parë të operimit, "Pharmactive" iu lëshua certifikata e BE-së për Praktikën e mirë të prodhimit (GMP) nga Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (BfArM), një nga autoritetet më prestigjioze të Evropës, dhe e rinovoi në maj të vitit 2017.

"PharmArge", e vendosur brenda objekteve moderne të "Pharmactive" në një zonë prej 3200 metrash katrorë, është një nga qendrat e pakta të kërkim-zhvillimit në Turqi të miratuara nga Ministria e Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë.

"Pharmactive" po zgjerohet me gamën e saj të gjerë të produkteve si në tregjet e brendshme, ashtu dhe ato ndërkombëtare. Falë aftësisë së saj fleksibël të prodhimit dhe kapacitetit të lartë të prodhimit, "Pharmactive" është partner prodhimi i disa kompanive farmaceutike globale, të tilla si "Abbott", "Astra Zeneca", "GlaxoSmithKline", "Reckitt Benkiser", "Sandoz" dhe "Chiesi".

Me investimet e saj të konsiderueshme në bioteknologji, "Pharmactive" do ta ndihmojë Turqinë të bëhet një nga gjashtë shtetet kryesore në botë që mund të prodhojnë barna bioteknologjike.

Me përvojën e saj mbi 30-vjeçare, me vlerat përtej kapitalit dhe me qëllimet ambicioze, "Pharmactive" po hedh hapa të sigurt drejt të qenit kompania më e madhe e përgjithshme farmaceutike në Turqi. Ajo përpiqet t'u sjellë shpresë pacientëve në Turqi dhe në gjithë botën, duke prodhuar barna të cilësisë së lartë me kosto të arsyeshme.


QËLLIMET TONA

Të bëhemi prodhuesi i barnave i preferuar i kompanive farmaceutike globale deri në vitin 2018
Të jemi një nga 5 kompanitë farmaceutike ekuivalente në Turqi deri në vitin 2020
2023 Të jemi kampionia lider në eksport ndër kompanitë farmaceutike vendase deri në vitin 2023

JEMI TË SHPEJTË

Sepse nuk mund të presim më për një Turqi më të shëndetshme.

JEMI TË FOKUSUAR TEK EFIKASITETI

Sepse besojmë se kompanitë që bëjnë diferencën janë ato që përshtaten me dinamikat e reja të konkurrencës.

JEMI POZITIVË

Sepse besojmë se njerëzit që e shohin jetën pozitivisht do të jenë të suksesshëm.